HW

Në Gjilan hapet ekspozita “Ne jemi pranvera”, dedikuar grave të dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Me ekspozitën “Ne jemi pranvera”, me realizuar nga nxënësit e shkollës së artit pamor dhe këngë e instrumentale, Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dedikuar, në veçanti, grave të dëshmorëve, të cilat ishin prezentë aty.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili e shpalli të hapur këtë ekspozitë, ka vlerësuar lartë rolin e grave të dëshmorëve, duke thënë se ato janë heroinat e kombit.

“Kur i shohim gratë dhe nënat e dëshmorëve, këto heroina të kombit, neve na japin vullnet për me punu më mirë dhe më drejtë. Ju uroj 8 marsin grave të dëshmorëve dhe të gjitha nënave tona. Zoti ju dashtë shëndet, të mira dhe begati në familjet tuaja. Faleminderit nxënësve të shkollës së artit pamor për këtë ekspozitë fantastike”, ka thënë Ismajli.

FIDANISHTJA

Në këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, Rashit Ymeri, i cili e falënderoi Komunën e Gjilanit për organizimin e dhjetëra aktiviteteve kulturore për nder të sakrificës së dëshmorëve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkaq, drejtoresha e DKRS, Deniza Limani, tha se Komuna do të organizojë gjithmonë aktivitete të tilla në nderim të grave e nënave të dëshmorëve dhe të gjitha grave të Gjilanit.

Në fund, është shfaqur një program artistik me këngë e instrumentale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.