HW

Në Gjilan hapet ekspozita kolektive Fondi i Galerisë nga Peneli i Flakës 2003-2022 dhe ekspozita me imazhe “E Bukura Kosovë”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot në Galerinë e Arteve në Gjilan është hapur hapet ekspozita me fotografi “E bukura Kosovë”, e dy autorëve gjilanas Agim Kajtazi dhe Milaim Grabovci dhe ekspozita kolektive Fondi i Galerisë nga Peneli i Flakës 2003 – 2022, në ngjarjen në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë.

Profesori i artit figurativ, njëherësh asamblist i Kuvendit Komunal, Valdrin Bajrami, ka njoftuar se në ekspozitën Fondi i Galerisë nga Peneli i Flakës përfshihet çmimi blerës ndër vite me piktura, skulptura dhe grafika, ndërkaq në ekspozitën “E bukura Kosovë” janë shfaqur 40 punime të fotografive më të bukura të Kosovës nga dy autorët.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, ka ftuar artdashësit që t’i shijojnë këto ekspozita që shpërfaqin bukuritë e Kosovës, sikurse edhe ato nga Fondi i Galerisë me piktura, skulptura dhe grafika.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Agim Kajtazi, ka falënderuar për mbështetjen për këtë ekspozitë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, duke shtuar se ajo përbëhet nga fotografi peizazhi të shkrepura nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

“Me mikun tim, Milaim Grabovci, prej vitesh jemi bashkë në ecjet e të dielave që organizon Shoqëria Bjeshkatare ‘Maja’ dhe shoqëri të tjera bjeshkatare. Pas secilit aktivitet, në funksion të promovimit të kësaj që bëjmë, në vazhdimësi, nëpër rrjete sociale, natyrisht në numër më të vogël, kemi publikuar imazhe që rrëzojnë sterotipet sikur e tërë Kosova është ashtu si e shohim nga asfalti. E që fatbardhësisht nuk është kështu”, ka thënë Kajtazi.

Ekspozita Fondi i Galerisë nga Peneli i Flakës 2003-2022 dhe “E bukura Kosovë”, do të qëndrojnë të hapura deri më 28 shkurt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.