ARKATANA

Në Gjilan hapet ekspozita e skulpturave monumentale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan është hapur të premten ekspozita e skulpturave monumentale, të propozuara nga artistët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Gjilani i kthehet monumenteve artistike sipas karakteristikave që i ka. Duke qenë qytet i paqes i dekoruar nga Parlamenti Europian me diplomën e paqes dhe tolerancës, ne do ta vendosim simbolin e paqes, jemi qytet i bashkatdhetarëve dhe nuk mund të mos e kemi monumentin e tyre, pastaj simboli i Heroinës së Qytetit etj”, tha në hapje të ekspozitës kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Me këtë rast, Haziri tha se do të vazhdojmë të punojnë e ndërtojnë veprat monumentale në kujtim të heronjve dhe dëshmorëve sepse ata na mësuan se si fitohet liria.

“Me rastin e shënimit të 23-vjetorit tri ditëve të bardha të kryengritjes së familjes Jashari, ne në Gjilan tradicionalisht organizojmë aktivitete kulturore e përkujtimore. Qytetarët e Gjilanit e Anamoravës historikisht ishin në rreshtin e madh të kryengritësve për lirinë e shqiptarëve. Këtë vit do ta kthejmë Kadri Zekën në bronz, do të vazhdojmë me Ramiz Cërnicën, sikur që do të vendosen bustet e nacionalçlirimtarëve dhe nacionaldemokratëve. Ne në Gjilan do të vazhdojmë të punojmë e ndërtojmë veprat tona në kujtim të heronjve dhe dëshmorëve sepse ata na mësuan se si fitohet liria”, shtoi Haziri.

Eco Higjiena

Më pas, Haziri ka pritur në takim artistët e trevave shqiptare, duke i vlerësuar të jashtëzakonshme vepra artistike.

Ndërkohë, Drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, tha se është shumë e kënaqur me propozimet e artistëve, të cilat do t’i vlerësojë komisioni profesional.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars dhe artdashësit do të kenë mundësinë t’i paraqesin impresionet në librin e mendimeve, në galerinë e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.