Fundamenti

Në Gjilan hapet ekspozita “12 Muajt e Vitit 2018”

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve në shënim të festave të fundvitit, në Gjilan është hapur sot ekspozita “12 Muajt e Vitit 2018”, e cila është shpalosur në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” dhe është organizuar nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit Pamor.

Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili ka përgëzuar nxënësit për punën e madhe që kanë bërë gjatë tërë vitit.

Uji Dea

“Ju uroj për ekspozitën dhe ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë në ekspozimin e artit tuaj për dashamirët. Shpresoj shumë që në vitin e ardhshëm do të vazhdoni me suksese edhe më të mëdha. Kjo ekspozitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve maratonike në shënim të festave të fundvitit”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndryshe, të enjten do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh: në ora 10:00 bëhet shpërndarja e dhuratave fëmijëve të OJQ-së “ PEMA”, në 11:00 shpërndahen dhuratat e fëmijëve në Spitalit Regjional, ndërkaq në ora 12:00 bëhet shpërndarja e fëmijëve në OJQ-në “LIRIA”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.