Në Gjilan hapet e zyra për këshillin e nxënësve të shkollave të mesme

Gjilan – Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, ka bërë sot hapjen e zyrës për Këshillin e Nxënësve të shkollave të mesme për të krijuar nivel më të lartë të trajtimit dhe zgjidhjes së përbashkët të çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me arsimin e mesëm dhe me nxënësit në përgjithësi.

Në hapjen e saj drejtori i kësaj Drejtorie, Nazim Gagica, ka thënë se ky është hap me rëndësi sepse në kuadër të drejtorisë do të jetë edhe zyra e këshillit me të cilën do të thellojnë bashkëpunimin për të ofruar zgjidhjet më të mira për nxënësit e komunës së Gjilanit.

“Është kjo zyre e para në nivel të Republikës së Kosovës që po hapet për këshillin e nxënësve. Me angazhime konkrete do të vazhdohet bashkëpunimi edhe gjatë të ardhmes. Hapi i parë i konsultimit të përbashkët dhe i mbështetjes së plotë të nxënësve ka qenë vendimi për anulimin e parambrëmjeve dhe është mbështetur nga nxënësit, prindërit dhe nga shkollat në përgjithësi. Hapa të tillë do të ndërmerren edhe gjatë të ardhmes, gjithmonë në shërbim të nxënësve, ngritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve më të mira”, ka potencuar ai mes tjerash.

Kurse, kryetari i këshillit të nxënësve të shkollave të mesme, Ensar Shaqiri, ka falënderuar Komunën e Gjilanit, respektivisht Drejtorinë Komunale të Arsimit, për hapësirën e ofruar dhe bashkëpunimin për të gjitha çështjet e nxënësve.

Ai ka thënë gjithashtu se me këtë ofrim së bashku dhe me përfshirjen e këshillit në vendimmarrje do të bëhen gjithmonë zgjidhjet më të mira të mundshme./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).