Fundamenti

Në Gjilan gjithçka nis mbarë, hapen të gjitha qendrat e votimit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ferid Shabani zyrtar i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor për Komunën e Gjilanit tha se gjithçka ka filluar mirë dhe se janë hapur të gjitha qendrat e votimit, pa asnjë problem të shënuar.

Ferid Shabani tha për rajonipress se në Gjilan pritet të votojnë 103 mije e 54 veta ndërsa aktualisht janë 34 qendra votimi me 129 vendvotime.

Uji Dea

Shabani tha se procesi i hapjes së qendrave të votimit ka kaluar pa asnjë problem dhe se monitoruesit e shumtë janë kudo të pranishëm./rajonipress/