Në Gjilan gjendet e vdekur shtetasja e Shqipërisë

Gjilan – Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës në Gjilan se, të martën mbrëma, ka gjetur pa shenja jete një femër, shtetase e Shqipërisë, e cila jetonte e vetme në banesën e saj njoftoj policia e Kosovës.
Policia bën me dije se sipas dëshmitarëve, viktima kishte vuajtur nga një sëmundje koronare.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./rajonipress/