United Hospital

Në Gjilan formohet klubi futbollistik Balli Kombëtar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia Balli Kombëtar me seli në Gjilan, përpos aktiviteteve politike ajo ka shtrirë krahët e saj edhe në fushën e sportit.

Sportit të futbollit të Komunës së Gjilanit do ti shtohet edhe një klub futbollistik, Balli Kombëtar e cila do të garon në Ligën e Dytë Grupi B.

Siç ka bërë të ditur kryetari i partisë së Ballit Kombëtar me seli në Gjilan, Ibrahim Ismajli, ky klub do të jetë për të mirën e futbollit dhe rinisë jo vetëm të
Komunës së Gjilanit por në tërë Republikën e Kosovës .

Hidromorava

“Duke e parë interesimin e të rinjëve të Komunës sonë, së bashku me strukturat e partisë dhe në krye me kryetarin tonë Selman Berisha, kemi vendosur që nga shtatori skuadra më e re në futbollin e Kosovës, Balli Kombëtar, të starton në Ligën e Dytë Grupi B, gjerë më tani është një interesim i jashtëzakonshëm i të rinjëve të bashkëngjiten në radhët e “kuq e zinjëve” të klubit të cilat fanellat do të jenë kuq e zinjë, gjerë më tani mbi 25 futbollist janë paraqitur në klubin tonë, ne kemi aspirata që brenda një viti të jemi pjesë e Ligës së Parë, ndërsa donatorët do të jenë kryesisht nga diaspora”.

Klubi i ri futbollistik, Balli Kombëtar, do t’ju bashkëngjitet klubeve të Komunës së Gjilanit: Dritës, Gjilanit, Bashkimit e Galaksisë.

Siç bëjnë të ditur udhëheqësit e këtij klubi, për herë të parë një klub futbollistik me emrin Balli Kombëtar është paraqitur në vitin 1939 në Shqipëri dhe këtë vazhdimësi dëshirojnë ta vazhdojnë pas plot 79 vitesh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.