Fundamenti

Në Gjilan falet Fitër Bajrami, kërkohet solidaritet e mirëqenie

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në xhaminë madhe në Gjilan dhe në të gjitha xhamitë tjera në qytet dhe fshatra në prani të shumë besimtarëve është falur Fitër Bajarmi me urimin he mesazhin që në këtë ditë të mbretërojë solidariteti mes njerëzve dhe mirëqenia për familjet skamnore.

Në xhaminë e madhe në qendër të Gjilanit shumë besimtar kanë marrë pjesë në faljen e Fitër Bajramit. Para faljes së Bajramit ligjëratë ka mbajtur imami Sylejman Osmani i cili edhe këtë herë ka kërkuar solidaritet dhe mirëqenie për familjet skamnore. “S`ka më mirë se të ndihmosh ata që nuk kanë në këtë ditë të madhe. Ju lus që të jeni solidar dhe të mirëkuptueshëm ndaj njëri tjetrit” ka shtuar Osmani.

Eco Higjiena

Ligjëratën kryesore ndërkaq e ka mbajtur kryemimami Iljaz Mustafa derisa faljen dhe duan e ka kryer Agim Hyseni.

Naim Aliu kryetar i BIK-u në Gjilan ka thënë se sot është dita e parë e Fitër Bajramit. Muslimanët në mbarë botën e falënderojnë Allahun e Madhërishëm i cili na e mundësoj që ta adhurojnë Allahun fuqiplotë një muaj rresht, për ta kurorëzuar muajin e mëshirës, muajin e Kur’anit me faljen e namazit të bajramit.
Agjërimi bëri që në shpirtrat tanë të njihen vlera e mirëfilltë të veprave të mira. Ai zgjoi ndjenjën e falënderimit, krijoi vetëdijen për ta kuptuar hallin e tjetrit, ndarjen e dhimbjes dhe vuajtjes me ata për të cilët kishin nevojë për ndihmën tonë.
Prej shenjave të pranimit të agjërimit është që besimtari të mbetet i lidhur ngushtë me dispozitat e Allaut xh.sh edhe pas muajit të agjërimit, dashurin ndaj Krijuesit ta vazhdojë dhe forcojë edhe më tepër .
Thotë Allahu xh.sh në Kur’an “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse Ti je dhuruesi i madh”.
Kurse pejgamberi as. Na ka përgëzuar “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë, do t`i falen tërë çka ka gabuar më parë.
Festa e Fitër Bajramit na rikujton kujdesin që duhet të kemi ndaj të dobëtit dhe të paaftit derisa çdo shtëpi dhe familje të ketë gëzim dhe hare.
Festa e Fitër Bajramit na përkujton ditët e lavdishme të kaluarës së ndritshme islame, të cilat japin kurajo besimtarëve dhe energji për angazhime edhe më të vendosura, për detyra të reja në organizimin dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të lumtur.
Vëllezër dhe motra,
Në emër të Këshilli të bashkësisë Islame në Gjilan ua uroj festën e Fitër Bajramit duke e lutur Allahun që adhurimin të na e pranon, të na bashkojë, të jemi sa më unik, në shtëpitë tona të mbretëroj harmonia dhe ngrohtësia familjare dhe të na ndihmoj në këtë botë dhe në botën tjetër ka thënë Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.