Mobi Casa

Në Gjilan është organizuar festa tradicionale e falënderimeve “Darka e Lamës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka organizuar festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”, ku morën pjesë fermerë, prodhues e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky është një takim kulmues i vitit sa i përket rendimentit që e marrim nga toka.

Ai tha se me 1.5 milion për vitin 2023, Komuna ka arritur ta ketë një buxhet vetëm në sektorin e bujqësisë, si asnjëherë më parë në 23 vitet e fundit.
“Komuna e Gjilanit për këtë vit është munduar që t’i kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë. Nga një buxhet i trashëguar rreth 400 mijë euro, si planifikim që e kemi gjetur për vitin 2022, në vitin 2023 e kemi buxhetin prej 800 mijë euro vetëm nga Komuna e Gjilanit, ndërkaq në bashkëfinancim me organizatat e ndryshme kemi edhe rreth 700 mijë euro projekte. Tryeza e sotme e gjitha është prodhim nga duart e fermerëve, nga toka jonë”, ka thënë Hyseni.

Hidromorava

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Bujqësisë në Gjilan, ndryshe njëri nga drejtorët më transparent dhe më të suksesshëm në komunën e Gjilanit, Bajram Isufi, i cili e ka vlerësuar si një ngjarje shumë pozitive organizimin e kësaj ngjarje të shënuar duke treguar se jemi për ruajtjen e trashëgimisë dhe avancimin e vlerave të mirëfillta shoqërore e kombëtare ka thënë Isufi.

Në takim kanë folur edhe shefi i sektorit të pylltarisë, Kujtim Shahiqi dhe Ramadan Mehmeti, i cili ka adresuar falënderimin në emër të fermerëve./rajonipress/