HW

Në Gjilan ekspozojnë prodhimet fermerët përfitues të fondeve gjermane

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot në sheshin qendror është organizuar tregu i hapur i prodhimeve vendore, pas realizimit të suksesshëm të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, që është financuar nga qeveria Gjermane dhe është mbështetur nga ministria e punës e Komuna e Gjilanit, e implementuar nga organizata “Help”.

Valbona Tahiri, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, ka thënë se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar të jetë vazhdimisht në krah të prodhuesve dhe ndërmarrësve, e veçanërisht femrave në biznes.

Ajo ka potencuar se përmes këtij projekti kanë përfituar 52 aplikues të Gjilanit nga fusha të ndryshme që nga agrobiznesi e prodhimi, deri në tekstil dhe teknologjia.

UBT

Tahiri ka siguruar ndërmarrëset femra se do të jetë vazhdimisht në krahun e tyre, që zhvillimi i tyre dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të krijuara të ecën mirë dhe të jenë gjatë të ardhmes një potencial për punësim të të rinjëve të Gjilanit.

Tregu i hapur është aktivitet një ditor që ka për qëllim të ofroj mundësinë për klientët përfitues të granteve të “Help” t`i ekspozojnë ato, promovojnë punën e tyre dhe shesin produktet në hapësirën e Gjilanit, që është përkrahur edhe nga Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.