Fundamenti

Në Gjilan e Viti qytetarët gjejnë mjete të pa shpërthyera

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Gumnishtë të Gjilanit një qytetar shqiptarë ka raportuar në polici se gjersa ishte duke ruajtur bagëtinë në fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në vend ngjarje pa incidente njoftoj Policia e Kosovës.

Edhe në fshatin Dëbëllde të Vitisë një qytetar shqiptarë ka raportuar në polici se gjersa ishte duke punuar tokën kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer.

Mobi Casa

Njësitë policore janë në sigurim të vendit të ngjarjes. Njësiti për deminim i KFOR-it kane çaktivizuar në mënyrë të kontrolluar mjetin e dyshuar, dhe nuk raportohet për ndonjë incident./rajonipress/