Në Gjilan e Viti arrestime për armë e municion
Gjilan – Në Gjilan Njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz të tipit Ekol me pesë fishek të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Kurse në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po lëvizte, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një shufër metalike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


