UBT

Në Gjilan e Viti arrestime me urdhër të Gjykatës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjilan është arrestuar një shqiptarë i kërkuar nga Gjykata dhe është dërguar në vuajtje të dënimit derisa në fshatin Debëllde të Vitisë një shqiptarë është arrestuar pasi kërkohej një kohë të gjatë nga Gjykata Themelore.

Në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan të enjten në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili me vendim të Gjykatës dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 24 ditëve njoftoj Policia e Kosovës.

Mobi Casa

Kurse në fshatin Debelldeh të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi i njëjti kërkohej nga Gjykata Themelore në Viti. I dyshuari i është dorëzuar Stacionit Policorë në Viti./rajonipress/