ARKATANA

Në Gjilan e Prishtinë arrestohen pesë persona, kapen 200 mijë euro mallra të kontrabanduara

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës sot gjatë një aksioni të filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin e bazuar për Krim të Organizuar-Kontrabandim të mallrave, shmangie nga pagesa e taksave doganore.
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion i gjerë i shtrirë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në këtë operacion kanë marr pjesë mbi 100 zyrtarë policorë dhe doganierë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës (PK) dhe Dogana e Kosovës (DK), pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar, shmangie nga pagesa e tarifave doganore – Kontrabandim i mallrave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, me dt. 18.08.2016, në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në katërmbëdhjetë lokacione të ndryshme, ka ndërmarrë operacionin policor, me ç‘rast janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Në këtë aksion kanë asistuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit me inicialet si në vijim:

1. F. H. dt. L. 1991 Kosovar/shqiptar
2. S. M. dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar
3. F. Y. dt. L. 1980 Kosovar/shqiptar
4. S. B dt. L. 1979 Kosovar/shqiptar
5. H. B dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar

Mobi Casa

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
1. 1 (një) mini fabrikë e improvizuar për falsifikimin e mallrave (19 makina per prodhim ilegal te tiketave te ndryshme).
2. 2 (dy) hekurosese per vendosjen e tiketave në mallra
3. 20 (njëzet) telefona celular
4. Sasi e konsiderueshme e mallrave te ndryshëm te kontrabanduara (tekstil, patika), si dhe pajisje te ndryshme elektronike.
5. Dokumente te ndryshme qe vlejnë si prova për procedure.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore. Përderisa, sipas vlerësimeve preliminare vlera e mallrave të cilat janë gjetur në lokacionet e dyshuara kalojnë 200,000 mijë euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.