Fidanishtja

Në Gjilan e Kllokot arrestime për armë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në Kllokot është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kontejneri njoftoj policia e Kosovës.

Në vend të ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Vzor kalibër 7.65 mm. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Fidanishtja

Kurse në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi dyshohet se të njëjtit janë marrë me shitblerjen e një arme. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 9 mm.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/