Uji Dea

Në Gjilan e Kamenicë kapen armë e substanca narkotike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në dy raste të ndara në Gjilan e Kamenicë Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe substanca narkotike.

Në fshatin Hodonovc, të Kamenicës përmes rrugëve operative të zhvilluar nga policia është identifikuar një person për posedim të një arme – revole, i dyshuari mashkull shqiptar, nuk është takuar në shtëpi, por një armë – revole me gaz e kalibrit 9 mm, është dorëzuar vullnetarisht nga prindi i tije dhe është konfiskuar nga policia. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet në hetime.

UBT

Kurse në Gjilan, në një ballkon të një ndërtese janë gjetur dhe konfiskuar (tetë) 8 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 18.4 gram. Rasti nën hetime njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/