ARKATANA

Në Gjilan e Kamenicë, arrestime për kanosje, vjedhje e armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në tri raste të ndara në Gjilan dhe Karaqevë e Petrovc policia ka arrestuar të dyshuar për kanosje, vjedhje e armëmbajtje pa leje. Si u kapën katër hajna që vidhnin në mënyrë sistematike veshmbathje në një minimarket në Gjilan.

Në fshatin Karaqevë të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje valide.Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedure të rregullt njoftoj policia e Kosovës.

Mobi Casa

Kurse në fshatin Petrovc të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka kanosur viktimën mashkull shqiptar. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuari mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjilan ndërkaq në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ankuesi mashkull shqiptar përgjegjës në një market, ka raportuar se katër të dyshuar meshkuj shqiptar në mënyrë sistematike kanë vjedhur veshmbathje të ndryshme dhe të njëjtat i kanë shitur personave të ndryshëm nëpër Gjilan dhe rrethinë. Të dyshuarit janë arrestuar, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/

Mund të ju interesoj: