Në Gjilan e Artanë arrestohen të kërkuarit nga Gjykata
Gjilan – Në fshatin Llabjanë të Artanës me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është arrestuar një mashkull shqiptar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Edhe në Gjilan me vendim të gjykatës janë arrestuar një mashkull rom dhe dy meshkuj shqiptar dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit dhe Dubravës.
Edhe në një rast tjetër në Gjilan me vendim të gjykatës është arrestuar një mashkull shqiptar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Kurse Policia Kufitare tek “Dheu i bardhë” derisa kanë qenë duke e kaluar pikën kufitare janë ndaluar dy të dyshuar shtetas shqiptarë, të cilët me vete kishin në posedim një sasi të dyshuar të narkotikëve.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje. Njësiti antidrogë është informuar të cilët do të merren me rastin./rajonipress/

