Eko Higjiena

Në Gjilan e Anamoravë falet Fitër Bajrami me urimin për harmoni, solidaritet e begati familjare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shumë besimtar në Gjilan e Anamoravë sot i janë drejtuar xhamive për të falur Fitër Bajramin. Krerë dhe imam të shumtë në këtë ditë janë lutur për solidaritet, harmoni, begati e afërsi familjare.

Qytetar të shumtë, i madh e i vogël sot i janë drejtuar xhamive të Anamoravës për ta falur Fitër Bajramin.

Qytetar të shumtë janë lutur që të jenë solidar në këto ditë të veçantë.

Kurse imam e krerë të BIK-ut kanë kërkuar harmoni familjare e solidaritet vëllazëror në çdo familje shqiptare.

Ligjëratën e ka mbajtur Sylejman Osmani, namazin e Fitër bajramit Nazmi Kazazi, hytbën dhe mesazh e Fitër bajramit kryeimami Iljaz ef Mustafa, kurse duan e Bajramit kryetari i BIK Naim Aliuin.

Iljaz Mustafa ka thënë se Bajrami është koha e takimeve vëllazërore, është moment i shprehjes së dashurisë dje respekti për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit, moment i pajtesës.

Uji Dea

Naim Aliu kreu i BIK-ut ka thënë se Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.
Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit, kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.

Të nderuar qytetarë ! vëllezër e motra !
Kurani mbështet konceptet e moralit, dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës , tolerancës dhe paqes, besimtari i pajisur me këto virtyte përhap dashuri, respekt, harmoni e kënaqësitë për të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira.

Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia duke i udhëzuar ne respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës.

Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë. Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë.

Në fund më lejoni që edhe një herë t’ua uroj nga zemra Fitër- Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden ka shkruar Naim Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.