Në Gjilan dominojnë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhjet e rënda”

Gjilan – Në aktakuzat e ngritura nga Prokuroria e Gjilanit dominojnë veprat penale të vjedhjeve të rënda dhe dhuna në familje.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” dhe, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale, “Dhunë në Familje”.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë(6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”
Pesë (5) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, me dyshimin se kanë kryere veprën penale “Dhunë në Familje”./rajonipress/