RCCOLA

Në Gjilan dhe Kllokot përfshihen në flakë një depo dhe një stallë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në rrugën Qarkore në Gjilan ankuesi mashkull shqiptar ka informuar se si pasojë e djegies së barit të thatë është përfshirë nga zjarri një depo në të cilën përpos inventarit janë djegur edhe një sasi e gomave njoftoj policia e Kosovës.

Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Fundamenti

Edhe në Kllokot ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla pronë e tij. Nuk dihet shkaktari i zjarrit. Nuk raportohet as për të lënduar njoftoj policia./rajonipress/