Fundamenti

Në Gjilan dhe Artanë policia konfiskon armë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Stanishor të Novobërdës gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull shqiptar ishte gjetur një pistoletë e tipit CZ 7.65 mm me një karikator me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Uji Dea

Kurse në rrugën “Rifat Berisha”, në Gjilan i dyshuari mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull shqiptar me pistoletë kishte shkuar në afërsi të lokalit të viktimës, por me ndërhyrjen e personave tjerë kishin arritur ta qetësojnë situatën ndërmjet palëve.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/