UBT

Në Gjilan derbi ndahet në paqe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në javën e 6-të të Superligës së Kosovës në futboll në mesë Gjilanit dhe Prishtinës e cila konsiderohej derbi i kësaj jave ndahen pikët duke mos u tundur rrjetat përgjatë 90 minutave.

Ashtu siç pritej në këtë derbi u zhvillua lojë e fort me pak aksione kryesisht ndeshja u zhvillua në gjysmë fushë duke qenë dy skuadrat tejet të kujdesshme

3,000 mijë shikues sa ishin mbledhur në stadiumin e qytetit në Gjilan gjatë 90 minutave panë shumë pak aksione në fushë.

Rastin e parë Gjilanasit e patën në minutën e 37 kurë mbrojtësi i djathtë Thaçi depërton bukur gjuan nga 10 metra i pa penguar drejt në duart e portierit Visar Bekaj.

Dy minuta më vonë Isa Eminhaziri nga goditja e lirë nga 17 metra gjuan mirë por portieri Beka shpëton portën e tij duke devijuar topin jashtë vijës fundore të tijë.

FIDANISHTJA

Mysafirët të vetmin rast gjatë tërë ndeshjes e patën në minutën e 75 Gauthier Mankenda i vetmuar nga 12 metra gjuan jashtë
portës së Gjilanit

Rastin më të mirë të ndeshjes “bardh e kuqët” e Gjilanit e patën në minutën e 77 pas kombinimeve të mira para portës
së Prishtinës në fund gjuan futbollisti më i mir i ndeshjës Filonit Shaqiri mbi horizontalen musafire

Pasë ndeshjës trajneri i Gjilanit Arbnor Morina deklaroi
“Ne po kemi probleme me lëndime të futbollistëve sot na u lëndua edhe Karahoda është një lëndim për një kohë të gjatë por zhvilluam një lojë të mirë, me këtë tempo edhe në të ardhmen do të vazhdojmë në çdo ndeshje do të japim të gjithë potencialin
që kemi”

Trajneri nga Shqipëria që po i prin skuadrës së Prishtinës Mirel Josa deklaroi: “Në pjesën e dytë ishim më të mirë se vendasit jam i kënaqur me një pik dhe me angazhimin e futbollistëve ne në të ardhmen duhet edhe më shumë të përmirësohemi”

Ndeshjen me autoritet e drejtoi Arbitri nga Peja, Gramos Shala./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.