ARKATANA

Në Gjilan bëhet inspektimi i vinçave që përdoren për ndërtimet shumëkatëshe, për të krijuar siguri për qytetarët dhe sigurinë e pronës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, sektori i inspektimeve të ndërtimit, ka pranuar ankesa nga qytetarët se po ndihen të rrezikuar nga vinçat që përdoren në ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe.

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se sektori i inspektimeve ndërtimore ka filluar inspektimin e vend-punishteve ku përdoren vinçat, ku janë identifikuar se vinçat janë të vjetërsuar dhe nuk janë të vendosur sipas kritereve.

Ajo tha se inspektimi periodik dhe testimi i vinçave po bëhet në kuadër të ligjeve në fuqi, për të krijuar kushte të sigurta pune.

Mobi Casa

“Megjithatë pas masave konkrete të marra nga inspektorët, filloi rritja e ndërgjegjësimit të punëkryesve për inspektime dhe testime të vinçave për pajisjen me certifikatë për kontrollime dhe testime periodike sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Ligjit për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësimin të Konformitetit, Rregullores (MEPTINS) për Sigurinë e Makinerive, Direktivës Evropiane 2006/42 EC për Sigurinë e Makinerive, e Standardit Evropian EN 14439 “Siguria e Vinçave” EN 13586”, ka thënë Hyseni.

Ajo nënvizoi se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sa i përket sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë së pronës.

“Kjo është një ndër inspektimet e rëndësishme për të cilën jemi krenarë që përfaqësojmë dhe shpresojmë që mediat do të ndajnë punën tonë, duke kontribuar në ndërgjegjësimin e mëtejshëm të punëkryesve për rëndësinë e inspektimeve dhe testime të vinçave”, është shprehur drejtoresha për Inspekcion në Gjilan, Entela Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.