HW

Në Gjilan asfaltohen tri rrugë të rëndësishme sipas standardeve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Gjilan janë asfaltuar sot tri rrugë të rëndësishme në dy lagje të qytetit, “Dheu i Bardhë” (Rukije Haliti dhe Vëllezërit Llozana) dhe në “Deremahallë” (Mulla Idrizi).

Në inspektimin e punimeve ka dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili ka vlerësuar se me asfaltimin e këtyre rrugëve, po realizohen premtimet e kryetarit Haziri për katërshen infrastrukturore, duke ua përmirësuar kualitetin e jetesës qytetarëve.

Uji Dea

“Këto rrugë po asfaltohen sipas standardeve me të gjitha elementet përcjellëse dhe këto kanë qenë premtime të kryetarit Haziri në fushatën elektorale të cilat po realizohen me shumë sukses. Komuna e Gjilanit çdo ditë po investon në infrastrukturën bazike, përfshirë edhe rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit në qytet e fshatra, duke ua përmirësuar kualitetin e jetesës qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë drejtori Korça.

Ndryshe, asfaltimi i këtyre tri rrugëve kap koston e afro 200 mijë eurove me një gjatësi prej më shumë se dy kilometra, ndërkaq janë implementuar me buxhet komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.