United Hospital

Në Gjilan arrestohet personi në kërkim, bashkë me të edhe dy persona tjerë që e ndihmuan, iu gjendet sasi e drogës dhe dëshmi tjera

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Me datë 13.06.2023 rreth orës 18:30, pas një bashkërendimi profesional të punëve policore, hetuesit e antidrogës në Gjilan, ndihmuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme dhe antidroga e Ferizajt është bërë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar me iniciale (B. A.). Personi i lartcekur me iniciale, i cili kishte edhe fletë arrest ndodhej në automjet edhe me dy (2) persona tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan. Pas paralajmërimit/prezantimit nga Policia, vozitësi ka tentuar t’i jap vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policor.

I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit.

Hidromorava

Pas veprimeve aktive policore është arrit të futet nën kontroll i dyshuari në kërkim dhe gjatë kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim:
A1. Një peshore elektronike
A2. Para të gatshme (70) euro
A3. Substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.)
A4. Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë (1.5 gr.)
A5. Telefon mobil – IPHONE
A.6. Telefon mobil- IPHONE X
A.7 Vetura Golf V me targa vendore

Në konsultim me prokurorin kompetent pas intervistimit tre (3) personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.