Hidromorava

Në Gjilan arrestohet për mashtrim, në Kamenicë policia konfiskon armë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën e “Gjinollëve” në Gjilan raportohet se pas hetimeve të zhvilluara me datën 14.11.2014 njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar i cili gjate intervistimit ka pranuar se i ka marrë të holla në shumë prej 200 euro viktimës mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

FIDANISHTJA

Kurse në Kamenicë janë arrestuar tre të dyshuar një femër e dy meshkuj njëri kosovar e tjetri shqiptar i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “Crvena Zastava” e kalibrit 9 mm, një karikator si dhe gjashtë fishekë të kalibrit të njëjtë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/