UBT

Në Gjilan arrestohet një person i dyshuar për shitblerje të narkotikëve, i konfiskohen edhe armë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Gjilan, në bashkëpunim me DHTN Prishtinë dhe njësitin K9 pas hetimeve afatë gjata të zhvilluara ndaj një të dyshuari, më 05.03.2024, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore – Gjilan për urdhër kontrollë. Është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.B (1977), nën dyshimin se i njejti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

ARKATANA
  1. Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,
  2. Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,
  3. Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,
  4. Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,
  5. Një (01) sëpate e vogël,
  6. Gjashtë (06) thika,
  7. Një (01) Elektroshok,
  8. Një (01) Pako e cigareve me hapa,
  9. Dy (02) peshore,
  10. Katër (04)telefona celular,
  11. Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,
  12. Një (01) fishek të kalibrit 8.57,
  13. Një dozë kokainë e gatshme për shitje,
  14. Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),
  15. Shiringë,
  16. Tableta,
  17. Enë për tymosje te narkotikut,
  18. Fishekë me gas,
  19. Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin kujdestar në Gjilan, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.