FIDANISHTJA

Në Gjilan, arrestohet i dyshuari për zjarrvënje

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan me datën 22.12.2022 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar F.M. (1965). Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale “Zjarrvënje”, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan.

Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.

Uji Dea

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale është duke vazhduar me veprime të tjera hetimore për identifikimin e personave të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në rast.

Në lidhje me rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Zjarrevënje” dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.