Eko Higjiena

Në Gjilan arrestohen pesë persona të dyshuar për “mundësim ose detyrim në prostitucion”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Pas një hetimi disamujor në një operacion policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me datën 10 gusht 2016, rreth orës 23:30, ka arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se janë të involvuar në ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’. Operacioni policor është realizuar në një lokacion të Gjilanit, me ç’rast janë arrestuar:

A. B. lindur me 1978 m/sh/k
F. B. lindur me 1992 f/sh/k
I. F. lindur me 1987 m/sh/k
D. K. lindur me 1980 m/sh/k
V. D. lindur me 1983 f/sh/k

FIDANISHTJA

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.