Fundamenti

Në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘fajde’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan, për një periudhë disa mujore, ka kryer aktivitet operative-hetimore duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike të hetimit, në drejtim të mbledhjes së fakteve dhe provave për të siguruar dëshmi rreth kryerjes të veprës penale ‘fajde’ nga dy të dyshuar.

Të dyshuarit e përfshirë në veprimtari penale janë:
• I.I. ( v.l.1968, mashkull, kosovar) dhe
• B.K. ( v.l.1969, mashkull, kosovar).

Dyshohet se I.I. i kishte dhënë 30,000.00 (tridhjetë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 39,000.00 (tridhjetë e nëntë mijë) €.

Uji Dea

Po ashtu, dyshohet se B.K. i kishte dhënë 56,000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 70,000.00 (shtatëdhjetë mijë) €. Pra, siç shihet shuma e fitimit (interesi, kamata) ishte jo-proporcionale (30%) në të dy rastet.

Hetuesit policorë, sot më 04.08.2020, me urdhëresës të Gjykatës Themelore-Gjilan, kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, me akt-vendim të prokurorit të lëndës, që të dy dërgohen në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.