HW

Në Gjilan, arrestohen 21 persona në zbatim të planit operativ për ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, duke vepruar në bazë të autorizimeve ligjore, ka formuar një task forcë të veçantë me fokus arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Gjatë periudhës 13.05.2025 deri më 13.08.2025, përmes veprimeve operative të planifikuara dhe të koordinuara në terren, janë realizuar disa operacione policore, të cilat kanë rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e njëzet e një (21) personave të shpallur në kërkim nga gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar kanë qenë të dënuar me masa burgimi nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj, për vepra të ndryshme penale, përfshirë:
· Vrasje në tentativë,
· Trafikim me njerëz,
· Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm,
· Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve,
· Bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç,
· Vjedhje e Vjedhje të rënda, si dhe vepra të tjera penale.

Mobi Casa

Pas përfundimit së procedurave ligjore, të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan vazhdon me përkushtim në zbatimin e ligjit, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.