Në Gjilan arrestime për grabitje, në Artanë për ikje nga vuajtja e dënimit

Gjilan – Në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan lidhur me rastin Grabitje të ndodhur më 16 prill 2013 , njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar më 24 dhjetor 2013 dy të dyshuar meshkuj shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kurse në Novobërdë në bazë të urdhëresës së gjykatës, njësiti policor ka arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit në burgu e Gjilanit./rajonipress/