RCCOLA

Në Gjilan arrestime për drogë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Lagjen “Dardania” në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasiqë gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Mobi Casa

Gjithashtu në rrugën “Kodra e Dëshmorëve” në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj./rajonipress/