Hidromorava

Në Gjilan arrestime për drogë, armë e dhunë familjare

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në rrugën “Haqif Tetova” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substance të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë në peshë prej 1.3 gram njoftoj policia e Kosovës.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një paketim në peshë prej 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fundamenti

Poashtu në Gjilan ka ndodhur edhe një arrestim për lëndim trupor, dhunë familjare dhe armëmbajtje pa leje. I dyshuari mashkull shqiptar sipas policisë është arrestuar nga policia për veprat e lartëpermenduara.

Tek i dyshuari është gjetur një arme e llojit Pistolete 7.62 mm dhe 20 fishek të të njëjtit kalibër. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje. Rasti nën hetime./rajonipress/