Në Gjilan arrestime për dhunë familjare, në Viti konfiskohen substanca narkotike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me çrregullime psikike, pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër shqiptare.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Uji Dea

Kurse në Viti tek rruga e “Dëshmorët e Vitisë” njësia policore në një objekt të pabanuar ka takuar dy të dyshuar – një mashkull dhe një femër shqiptar – e të mitur dhe gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kanë gjetur dhe sekuestruar një qese të dyshuar me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 264.6 gram.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/