Fundamenti

“Në Gjermani nuk kërkonim lëmoshë por punë”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

„Ne kishim shkuar në Gjermani për të punuar dhe jo për të marrë lëmoshë nga shërbimi social. Ne shkuam në një kamp refugjatësh. Ata, thjesht na morën nga kampi dhe na vendosën në aeroplan”.

Në Aeroportin e Tiranës ditëve dhe javëve të fundit ka një numër të madh shqiptarësh që vijnë nga Gjweermnania dghe vendet tjera perëndimore. Vijnë jo pse duan të vijnë por pse i kthejnë, gjegjësisht i dëbojnë nga ato vende ku ata kanë kërkuar azil

„Ne kishim shkuar në Gjermani për të punuar dhe jo për të marrë lëmoshë nga shërbimi social. Ne shkuam në një kamp refugjatësh. Kjo gjë nuk ishte e mirë. Ata, thjesht na morën nga kampi dhe na vendosën në aeroplan” thotë për euronews njëri nga të kthyerit

ARKATANA

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Gjermanisë për Migracion dhe refugjatë, në mes janarit dhe gushtit të këtij viti, në Gjermani janë bërë 37.669 kërkesa azili nga shqiptarët. Me këtë numër, Shqipëria zinte vendin e dytë pas Sirisë në listën e vendeve të prejardhjes së azilkërkuesve. Por, janë tepër të pakët, më pak se 1 për qind ata shqiptarë që fitojnë azilin në Gjermani.

“Kriza në Greqi ka shtyrë shumë shqiptarë të shkojnë në shtete të tjera të BE-së. Veç kësaj, qe krijuar një besim i rrejshëm se mund të shkosh thjesht diku jashtë vendit dhe të gjesh zgjidhje të thjeshta për problemet tua ekonomike”, thotë për euronews ministri i brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.

Ermal Milori, përgjegjës për çështje të migracionit në shërbimin e trojeve të kufirit të Shqipërisë thotë: “Ne na janë të njohura shumë raste të njerëzve që kthehen (që i dëbojnë) nga vendet evropiane dhe pastaj në Shqipëri kanë kryer vepra penale./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.