Në Gërmovë të Vitisë kapen transportues ilegal të kafshëve

Viti – Në fshatin Germovë të Vitisë njësiti policor gjatë realizimit të një plani operativ ka ndaluar tre automjete me targa lokale e që drejtoheshin nga të dyshuarit meshkuj shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kontrollit në dy prej automjeteve janë gjetur duke u transportuar katër krerë gjedhe në të tretin 14 krerë dele, të gjitha pa dokumentacion përkatës.
Të dyshuarve në vendin e ngjarjes u janë shqiptuar gjobat për kundërvajtje nga Inspektori i AVUK./rajonipress/