GRANDEMALL

Në garat shtetërore Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” arrin rezultate kulminante

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” në garat shtetërore në mënyrë atraktive është paraqitur me 12 gjimnaziste nga Gjilani e Vitia, aftësitë e tyre i kanë paraqitur në 9 disiplina duke fituar 17 medalje.

Ky klub mjaft atraktiv është paraqitur në kategoritë e parayllkave, yllkave, parapionire, pioniere dhe juniorëve, duke dëshmuar se në mesin e këtij klubi ka shumë talente e talent tejet të mirë.

Këto janë rezultatet e gjimnasteve të KGJ “Halil Alidema”:
Kategoria parayllka: Ana Gjashi, medalja e bronztë në tra.
Kategoria Yllka: Alea Alidema, medalja e artë në kapërcime, Lorina Halimi, medalja e argjendtë në tra dhe Berika Rashiti, medalja e bronztë në tra.

Mobi Casa

Kategoria parapioniera: Eliza Ramadani, medalja e artë në parter dhe medalja e argjendtë në tra. Enea Miftari, medalja e argjendtë në kapërcime dhe medalja e bronztë në tra dhe parter. Arbesa Zejnullahu, medalja e argjendtë në parter.

Kategoria pioniere: Ariola Ajvazi, medalja e artë në parter e kapërcime, medalja e bronztë në tra.

Kategoria juniore: Aksel Murtezi, medalja e artë në parter, tra dhe kapërcime.
Nga 14 klube të gjimnastikës sa i ka Federata e Gjimnastikës, KGJ “Halil Alidema” ka dalë ekipi më i mirë, që është edhe një dëshmi se në këtë klub punohet me profesionalizëm e me përkushtim. Pos kryesisë së klubit e prindërve, punës së palodhshme të kryetrajnerit Hazir Alidema, një meritë e veçantë i takon edhe trajnerit Ard Kryeziu dhe të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre i dalin në ndihmë këtij kolektivi të vyeshëm. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.