Mobi Casa

Në fund të javës pritet riformatimi i qeverisjes aktuale, priten ndërrime e ndryshime

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fund të kësaj jave kabineti i Lutfi Hazirit pritet të pësojë ndryshime. Sipas burimeve tona ndryshime pritet të ndodhin në zyrën e prokurimit, në inspeksion, në buxhet dhe financa, në drejtorinë për pronë e kadastër. Ndërrime e ndryshime pritet të ndodhin edhe tek shefat e zyreve. Lutfi Haziri për rajonipress nuk i ka mohuar këto ndryshime, derisa ka thënë se po punon ta bëjë realitet Koalicionin e madh për Gjilanin.

Fundi i javës që po vije pritet të jetë i nxehtë dhe i sikletshëm për drejtorët e shefat e qeverisë komunale. Tashmë kreu komunal Lutfi Haziri ka paralajmëruar se është në fund të riformatimit duke synuar koalicionin e madh për Gjilanin raporton rajonipress.

Haziri i kontaktuar nga rajonipress nuk i ka mohuar këto ndryshime e ndërrime.”Kam përfunduar evaluimin dhe priten ndryshime në strukturën e drejtorëve, por mund të ketë ndërrime edhe tek shefat e zyreve” tha shkurt Haziri.

Sipas burimeve të besueshme të rajonipress Haziri në takimet e fundit të Bordit të Drejtorëve ka qenë shumë i ashpër për mos punën e ekipit të tij. Mësohet se tashmë Haziri i ka dërguar vërejtje edhe Salih Kqikut përgjegjës në zyrën e prokurimit. Haziri ndryshime ka paralajmëruar në drejtorin e inspeksionit, atë të prokurimit, buxhetit, në kadastër e pronë.

Hidromorava

Gjithnjë sipas këtyre burimeve Haziri ka thënë se nuk do të tolerojë neglizhencë në punë.”Tolerancë zero ndaj të gjithë atyre që nuk i kanë kryer me përgjegjësi detyrat” ka thënë Haziri në takimet e bordit të drejtorëve.

Haziri ka thënë se drejtorët do të vlerësohen sipas performancës meqë ai tashmë i ka në dorë të gjitha vlerësimet edhe për drejtorët edhe për shefat e zyreve citon burimi i sigurt i rajonipress.

Gjithashtu Haziri në takimet që ka pasur me këshilltarët e tij ka folur edhe për mundësinë e krijimit të Koalicionit të madh për Gjilanin. Haziri ka thënë se do të bisedojë me të gjitha partitë politike në Kuvend për ta rikonfirmuar Koalicionin e Madh për Gjilanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.