RCCOLA

Në fshatrat e Kamenicës diskutohet për procesin e rindërtimit të kadastrit

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Në takimin me banorët e fshatrave Hodonoc, Roganë, Muqiverc, Kopërnicë dhe Berivojcë, është diskutuar për procesin e rindërtimit të kadastrit në këto zona.

KKGJILAN

“Bashkë me përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ua sqaruam atyre rëndësinë e këtij projekti dhe jam shumë i lumtur që për këtë projekt është përzgjedhur edhe Kamenica. Gjatë diskutimit për trashëgiminë e pronave, unë vazhdimisht kam bërë apel që gratë mos të diskriminohen dhe ta kenë të drejtën e trashëgimisë njësoj si burrat” ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/