Uji Dea

Në fshatin Stubëll të Poshtme, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta, sot në fshatin Stubëll e Poshtme u bë vendosja e gurthemelit të kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Gjeneral Major Rexhep Bislimi.

Në këtë solemnitet, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Halit foli për rëndësinë e kësaj ngjarje që ju kushtohet këtij dëshmori. “Jemi mbledhur këtu, në vendlindjen e tij, për të përkujtuar jetën dhe veprën e njërit prej bijve më të shquar të Stubllës dhe të mbarë Kosovës. Rexhepi ishte biri i kësaj toke që gjithmonë ka lindur burra të fortë, të pathyeshëm dhe të palëkundur në dashurinë për atdheun, ” u shpreh Haliti.

Ai poashtu tha se në ditët më të vështira për Kosovën, kur errësira e pushtimit rëndonte mbi vendin tonë, dëshmori në fjalë iu përgjigj thirrjes së lirisë duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

FIDANISHTJA

Haliti foli edhe për rëndësinë e këtij memoriali. “Ky memorial, gurthemelin e të cilit e vendosim sot, do të ngrihet jo vetëm si një vepër përkujtimore në gur e beton, por si një simbol i gjallë i qëndresës dhe i sakrificës. Do të jetë një vend ku gjeneratat e reja do të ndalen për të reflektuar, për të mësuar se liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë, dhe se ky çmim është jeta e dëshmorëve tanë, ” tha Haliti.

Përndryshe nga një fjalë rasti mbajtën edhe: ish komandanti i brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani” të Zonës Operative të Karadakut, Selami Neziri, bashkëluftëtari dhe ish ambasador i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe djali i dëshmorit, Fisnik Bislimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.