Eko Higjiena

Në fshatin Ballancë diskutohet për planifikimin e buxhetit komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ndonëse banorët e këtij fshati patën shumë kërkesa për investime megjithatë ata theksuan se prioritet për ata janë: Rregullimi i rrjetit të kanalizimi, vendosja e rrethojës dhe fushës sportive në oborrin e shkollës për nxënës dhe rininë e fshatit, vendosja e ndriçimit publik të rrugëve të fshatit, riparimi i rrjetit elektrik dhe ndërrimi i shtyllave elektrike.

Komuna e Vitisë, ka mbajtur mbrëmë në Ballancë diskutimin për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama fillimisht i kanë njoftuar banorët mbi draft buxhetin komunal dhe atë të shpërndarë në kategoritë e ndryshme buxhetore.

Mobi Casa

Ndërkaq një fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryetari i fshatit Ballancë, Valon Latifi i cili theksoj se banorët e këtij lokaliteti kanë përcaktuar prioritetet e tyre për investime dhe i kanë dorëzuar ato me shkrim tek Komuna e Vitisë.

Ndonëse banorët e këtij fshati patën shumë kërkesa për investime megjithatë ata theksuan se prioritet për ata janë: Rregullimi i rrjetit të kanalizimi, vendosja e rrethojës dhe fushës sportive në oborrin e shkollës për nxënës dhe rininë e fshatit, vendosja e ndriçimit publik të rrugëve të fshatit, riparimi i rrjetit elektrik dhe ndërrimi i shtyllave elektrike./rajonipress/