Hidromorava

Në freskinë e mëngjesit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Nijazi Kastrati

Shpirti i trazuar
Kërkon pak qetësim
Nuk do zhurmë qyteti
Por kërkon gjelbërim

E kërkon gjelbërimin
Me një puhizë të lehtë
Sa shumë relaksohet
Ndjehet shumë i qetë

Fundamenti

Kur qetësohet shpirti
Muza vjen ngadalë
Vargjet një nga një
Krijohen me radhë

Krijohen me radhë
Fare pa mundim
Shpirti i trazuar
Sa shumë ndjen qetësim

Qetësohu shpirt
T`i shpirt i trazuar
Në këto hapësira të bukura
Ndjehu i relaksuar