United Hospital

Në foajenë e teatrit të Gjilanit shfaqet “Këndi i Beqir Musliut” me laureatët e çmimit letrar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në foajenë e teatrit të Gjilanit është shfaqur sot “Këndi i Beqir Musliut” me fotografitë e laureatëve të çmimit letrar ndër vite, në 21-vjetorin e vdekjes së kolosit të letrave shqipe, i cili është realizuar me iniciativë të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kjo ngjarje erdhi pas ceremonisë së dhënies së çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilit sivjet i ka takuar poetit Ramadan Musliu, pas vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje: Sabit Rrustemi, Anton Nikë Berisha dhe Xhevat Latifi.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar poetin Ramadan Musliu, dukë thënë se ky është njëri prej çmimeve më të rëndësishme që e mban emrin e kolosit të letrave shqipe.

ARKATANA

“Neve na bënë nderë emri i Beqir Musliut. Ai gjatë kohës më të gjatë të okupimit ka qëndruar në Gjilan. Beqir Musliu ka qenë udhërrëfyes për gjeneratat tona pasi prej librave të tij ne e kemi mësuar se si duket Gjilani. E uroj me këtë rast njeriun tonë, poetin Ramadan Musliu për çmimin e merituar”, ka deklaruar Haziri.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se pas pak ditësh do të bëhet inaugurimi i bibliotekës së qytetit e cila mban emrin “Beqir Musliu”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.