Hidromorava

Në festën e Flamurit, në Gjilan përurohet “Parku AR Katana”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kompleksin banesor “AR Katana” është inauguruar sot parku që e mban po këtë emër, si simbolikë e mbjelljes së drunjve që simbolizon Brigadën 138 dhe të rënët. Pronari Muhamet Ajrullahu ka deklaruar se “Parkun AR Katana” e kanë lidhur me betejën heroike të Koshares, ku ka pësuar më së shumti armiku dhe janë të mbjella 138 fidanë që e simbolizon Brigadën 138 dhe 114 fidane që simbolizon të rënët.

“Ky është një shembull i mirë që Komuna duhet të punoj infrastrukturën rrugore dhe hapësirat e përbashkëta duhet investitorët ta koordinojnë më mënyrë që të behet ambienti sa më i mirë. Parku “AR Katana” e ka një simbolikë sepse këtu secili dëshmori i Kosharës e ka një emër të lidhur me një fidan i cili rritet, sikur që rritet heroizmi i tyre çdo ditë”, ka deklaruar Haziri pas ceremonisë së inaugurimit.

UBT

“E falënderoj pronarin, Muhamet Ajrullahu, për këtë investim që e ka bërë në këtë park dhe apeloj që ta pastrojmë Komunën tonë dhe ta gjelbërojmë. Të varrezat e dëshmorëve e kemi përcjellë shembullin e njëjtë duke mbjell drunj për secilin dëshmorë, hero e martirë. E në qytet do të punojmë më shumë në gjelbërim dhe në të ardhmen do t’i ndërtojmë tri parqe të reja”, theksoi Haziri.

Pronari Muhamet Ajrullahu ka deklaruar se “Parkun AR Katana” e kanë lidhur me betejën heroike të Koshares, ku ka pësuar më së shumti armiku dhe janë të mbjella 138 mazidolla që e simbolizon Brigadën 138 dhe 114 fidane që simbolizon të rënët./rajonipress/