ARKATANA

Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Gjilanit diplomoi gjenerata e parë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë sot promovimin e gjeneratës së pare të të diplomuarve.

Besa Mustafa do të mbetet gjithnjë në historinë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin tonë, pasi që është studentja e parë që mbrojti publikisht temën e diplomës, kështu tha Dekani i këtij fakulteti Xhevdet Thaqi, i cili njëherësh uroi Besën dhe tre studentët tjerë, Nitë Gashi, Elion Neziri dhe Jeton Selimi, që mbrojtën me sukses diplomën, duke u dëshiruar suksese në të ardhmen.

Mobi Casa

Dekani Thaqi tha se nëse duam të shohim që çdo i ri të ketë edukim të standardeve më të larta evropiane dhe botërore, vendi më i mirë për të fituar këto njohuri është Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka”, i cili punon që të nxjerrë kuadro krahas kërkesës së kohës moderne.

Të diplomuarit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan do të kenë aftësi që të përmbushin detyrat në sektorin e Shkencave Kompjuterike, në mënyrë të pavarur dhe do të jenë të gatshëm të ballafaqohen me problemet aktuale dhe kërkesat për ndryshime të nevojshme gjithnjë në përshtatje të zhvillimit të teknologjisë modern dhe duke u bazuar në hulumtime shkencore dhe profesionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.