UBT

Në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik të Gjilanit janë mbajtur provimet pranuese për studime baçlor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rreth 600 ish-nxënës të shkollave të mesme kanë aplikuar për statusin e studentit në Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Por, vetëm 200 prej tyre do të gëzohen nga njoftimi për rezultatet e provimit pranues në këtë njësi akademike të UKZ-së. I pari i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, gjatë ditës së sotme vizitoi kandidatët për studentë dhe stafin akademikë e administrativë të Fakulteti të Edukimit dhe ata të Fakultetit Ekonomik, të cilët morën pjesë në realizimin e procesit të provimit pranues. Rektori gjatë vizitës ishte i shoqëruar nga prorektorët dhe dekanët e njësive akademike.

Rektori Bajram Kosumi u uroi sukses të gjithë kandidatëve, si dhe i siguroi ata për korrektësi në vlerësim, duke mos harruar të përmend që këta studentë të ardhshëm kanë bërë zgjedhjen e duhur duke zgjedhur të studiojnë në Universitetin “Kadri Zeka” i cili është i vetmi në Kosovë që ka të gjitha programet e akredituara.

Rektori Kosumi dje vizitoi edhe njësitë e tjera akademike atë të Fakultetit Juridik dhe të Shkencave Kompjuterike ku janë mbajtur provimet për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, në vitin akademik 2017/2018.

FIDANISHTJA

Ndryshe në këtë konkurs kanë aplikuar rreth1200 maturantë për katër fakultet me gjithsej shtatë programe studimi.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e dytë të studimeve baçlor, për vitin akademik 2017-2018 do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2017 në ueb faqen zyrtare të Universitetit, www.uni-gjilan.net
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.