Mobi Casa

Në “Fadil Vokrri” Prishtina e Drita ndahen në paqe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet Prishtina dhe Drita kanë përmbyllur stinorin vjeshtor duke luajtur me rezultat të barabartë 1-1.

Ishte kjo ndeshje e mbetur qe nga fillim i kampionatit për shkak se Drita ishte e angazhuar në Kupat Evropiane.

Në derbin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u zhvillua ndeshje mjaft interesante ndërsa përcaktues të kësaj ndeshje ishin penalltitë të cilat u
konkretizuan në gola.

Prishtina në minutën e 7 nëpërmjet Oto John ka rrezikuar por portieri Leutrim Rexhepi shpëton gol të sigurt.

Dhjetë minuta më vonë Oto John i vetmuar pran portës së Rexhepit gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

Në minutën e 38 Krasniqi i Prishtinës pengohet nga Jamal në zonë arbitri Selim Isufi akordon penallti i pa gabuar ishte Besnik Krasniqi i cili sjell skuadrën e tij në
epërsi 1-0.

Fundamenti

Në minutën e 65 Xhevdet Shabani gjuan brenda zonës por Mici shpëton portën e tij. Në minutën e 78 John i vetmuar pranë portës por shpëton rrjetën e tijë të paprekur Rexhepi.

Në minutën e 83 Dellova i Prishtinës luan me dorë në zonë ku akordohet penalltii, i pa gabuar ishte Gërbeshi i cili barazon në 1-1.

Në minutat shtesë të ndeshjes Haxhimusa ka mundur të shënon i pa penguar nga 10 metra gjuan jashtë portës së portierit Haxho

Në fund të ndeshjes Ilir Blakqori ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë duke u përjashtuar nga ndeshja

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas 90 minutave ka deklaruar
“Ishte një ndeshje e hapur të dyja skuadrat kërkonin fitore Prishtina pati raste të mira shënimi por portieri Rexhepi sot ishte shpëtimtari i ynë. Gjatë tërë stinorit ishim të ngarkuar me ndeshje futbollistët dhanë më të mirën e tyre duke na bërë krenarë”.

Drita është kampione vjeshtore e stinorit 2020 -21 me 41 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.